Veshtrim i pergjithshem


Credins Sh.a. eshte institucioni I pare financiar me kapital teresisht shqiptar, I krijuar me Vendimin e Gjykate Tirane, Nr. 04, date 13.06.2001. Credins ofron biznesit shqiptar nje game produktesh e sherbimesh financiare.
Iniciatoret dhe force kryesore levizese, jane nje grup ekspertesh shqiptar te specializuar ne fushen bankare e financiare. Gjithcka filloi 2 vjet me pare kur mbas diskutimesh brenda nje grupi te vogel u zhvillua dhe u rrit idea e krijimit te nje instituti financiare. Dhe pikerisht ky grup i paraqiti propozimin grupit kryesor te aksionereve aktuale te Credins, grupi i cili mbeshteti plotesisht idene.
E vecanta e Insitutit Financiar “ Credins Sh.a. ” eshte se licensimi nga Banka e Shqiperise presupozon nje status te tille, qe gjithe aktiviteti financiar kryhet mbi bazen e kapitalit aksionere dhe jo si banke tipike tregtare.
Credins, persa i perket statusit ligjor eshte shoqeri aksionere, aksioneret e se ciles jane disa prej drejtuesve te bizneseve me te fuqishme shqipetare gjate 10 viteve te zhvillimi te ekonomise se tregut ne Shqiperi. Kapitali fillestar i paguar i kompanise eshte 5.59 milion USD, i cili eshte gjithashtu plotesisht i paguar.

- Ku na gjeni ne
- Vendodhja

-

Profili i Credins:

- Veshtrim i pergjithshem

- Kuadri ligjor

- Deklarata e Misionit
- Raporti Vjetor
- KTHEHU TEK FAQJA E PARE